Të paktën 44 persona janë vrarë në Indi pasi një autobus mbeti në një grykë të malit.
Ndërsa edhe dhjetëra persona të tjerë u plagosën nga ky aksident që ndodhi në rrethin Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri.
Sipas AP, në autobus ishin të dikur rreth 60 persona, disa prej tyre që shpëtuan shihen se ishin duke qëndruar mbi autobus.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, në Twitter është shprehur se është thellësisht i pikëlluar nga rasti.