Infermierët paralajmërojnë masa radikale nëse s’u miratohen kërkesat

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 16:16 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar masa radikale nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli tha se kërkesat e tyre janë rritja e koeficientit, pagesat e orëve shtesë, vikendit.

“Ne sot i kemi prezantuar kërkesat të kamotshme të këtij komuniteti, sip është koeficienti për ta dërguar për votim në Kuvend, pagesat e ndërrimeve të natës, kujdestaritë, orët shtesë dhe pagesat e vikendit”, tha ai teksa tha se ditë më parë kanë mbajtur një protestë e që e radhës do të jetë më radikale.

“Besoj se brenda javës do të marrim një vendim se çfarë veprimesh sindikale do të bëjmë tash e tutje për realizimin definitiv të këtyre kërkesave”, tha Havolli.

Me mbajtjen e protestës ditë më parë, Havolli tha se nuk janë thirrur nga askush. E për këtë tha se më nuk do të komunikojnë me asnjë institucion, raporton EO.

“Jo nuk jemi thirrur dhe mos të presin ata që ne t’i thërrasim siç ka ndodhë në te kaluarën. Ne kemi pritur se do na thërrasin për dialog social dhe besoj se ende ka vend për dialog”.

“E kemi thënë se në momentin që kjo sindikatë merr vendim të quajtura sindikale radikale, komunikimi me atë qeveri përfundon”.

“Ju e dini se kujdesi i pacientëve bëhet nga mjeku dhe mjeku është përgjegjës për shërbime. Ne mund t’i bojkotojmë shërbimet tona, ku s’do të thotë se pacienti nuk do të ketë shërbime nga mjeku mirëpo nëse vijmë te ajo kohë, do të jetë tepër vonë për institucionet tona”, tha Havolli.

Të ngjashme