Infermierët votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vjet

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 10:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës (OIK) do të zgjedhin organet e reja.

Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00 në 81 institucione shëndetësore në gjithë Kosovën. Organet e reja që do të zgjidhen kanë mandat 4 vjeçar.

Shpend Gashi, kryetar i Njësitit zgjedhor për Klinikën Emergjente i tha Ekonomia Online se në këtë klinikë janë 91 infermierë që priten të votojnë për përfaqësuesin e tyre në Odën e Infermierëve të Kosovës, ndërsa janë 3 kandidatë të cilët do të votohen.

“Sot ka filluar procesi i zgjedhjeve të Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK) sot votohet në tërë Kosovën, zgjedhja e kandidatëve për OIK kryesisht janë zgjedhur infermierët të cilët janë zgjedhur nga institucioni i brendshëm një individ. Ata kandidatë sot votohen, zgjidhet kandidati i cili është më i votuari dhe pastaj formohet Kuvendi i Odës së Infermierëve të Kosovës nxirren në instanca tjera kryetari, nënkryetari dhe instancat tjera të mëposhtme siç janë që i përket odës së infermierëve të Kosovës”, tha ai.

“Të gjithë infermierët e Kosovës pa marrë parasysh se ku janë ata kanë të drejtë vote të cilët janë të të gjestruar në odën e Infermierëve të Kosovës dhe ata të cilët janë në listën e zgjedhjeve për kryetar apo anëtar të OIK”, tha Gashi.

“Ai që shkon në Kuvend do të përcaktohet apo votohet nga komisionet tjera për kryetar apo nënkryetar të OIK-ut. OIK është institucion i pavarur, nuk është i lidhur me sindikatën ose me instanca thera, OIK ka për detyrë rilucensimin e detyrat ë tjera kryesisht për infermierët e Kosovës në përgjithësi”, tha Gashi.

“Prej orës 7 është hap vendvotimi i OIK deri në ora 19:00 është e hapur për votim 91 vetë në klinikën emergjente kanë të drejtë vote deri më tani kanë votuar rreth 30%, mbarëvajtja e votimit po shkon mirë dhe presim ende votues dhe nuk e dimë se a do të votojnë të gjithë”, tha Gashi.

Zyrafete Hulaj, kryetare e Njësitit zgjedhor në Klinikën Infektive tha se në këtë klinikë janë 2 kandidatë që pritet njëri prej tyre të zgjidhet si përfaqësues i infermierëve, raporton Ekonomia Online.

“Sot në Klinikën Infektive kemi zgjedhjet për Kuvendin e Odës, tek ne janë dy kandidatë dhe njëri prej tyre do të shkon. Në Klinikën Infektive janë 75 infermierë, por 4 prej tyre nuk kanë të drejtë vote sepse nuk janë pjesë e Odës së Infermierëve të Kosovës, dikur 71 infermier kanë me votuar”, tha ajo.

“Nga mëngjesi janë hapur dhe zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë nuk kemi pas probleme. Pas zgjedhjes këta do të shkojnë si përfaqësues të Klinikës Infektive në Odën Infermierike dhe atje do bëhen zgjedhjet për kryetar të Odës”, shtoi Hulaj.

Ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet pas numërimit të votave, pas orës 19:00 dhe rezultatet do të publikohen në faqen zyrtare të Odës së Infermierëve të Kosovës.

Të ngjashme