Ekonomia Online
FUNDIT

Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti

Deputeti nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi ka thënë se takimi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka qenë konstruktiv dhe së bashku do të punojnë  për zhvillim, raporton Ekonomia Online. Ai nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, por ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë. “Ka qenë takim […]

Deputeti nga Iniciativa Rome, Fadil Gashi ka thënë se takimi me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin ka qenë konstruktiv dhe së bashku do të punojnë  për zhvillim, raporton Ekonomia Online.

Ai nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, por ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë.

“Ka qenë takim konstruktiv dhe së bashku do të punojmë për program zhvillimi. Do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë”, tha ai.

Kurti e Osmani për tri ditë ka zhvilluar takime me partitë parlamentare për formimin e institucioneve.

Të ngjashme