Me iniciativë të kandidatit të Nismës fillon pastrimi i “Stanishorkës”

Gjilan | 15 Tet 2017 | 12:54 | Nga

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Nisma për Kosovën, Bajram Hasani, dhe kandidati për Kuvendin Komunal nga kjo parti, Mustafë Rexhepi, kanë ndërmarrë një iniciativë për pastrimin dhe zgjerimin e shtratit të lumit “Stanishorka” në rrugën “Halim Aga” në Gjilan.

Ky lumë në vazhdimësi u ka shkaktuar telashe banorëve të kësaj pjese. Në afërsi të këtij lumi dhe përgjatë tij sot ka kundërmim të rëndë dhe pothuajse është shndërruar në deponi të mbeturinave.

“Në qeverisjen tonë këtij lumi dhe lumenjve të tjerë në Gjilan që gjithmonë u kanë shkaktuar probleme qytetarëve do t’i kushtojmë një përkujdes të duhur. Mbrojtja nga degradimi i lumenjve dhe zhdukja e telasheve me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në afërsi të tyre është prioritet i yni”, ka thënë Hasani.

Image may contain: 1 person, standing, walking, shoes and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, walking, sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Të ngjashme