Andres Iniesta ka një lajm të mirë për Barcelonën
Ylli spanjoll, Andres Iniesta nuk e ka përjashtuar mundësin e vazhdimit të kontratës me Barcelonën.
“A do të vazhdoni kontratën me Barcelonën? Unë mendoj se lajmi i mirë do të mbërrijë së shpejti”, ka deklaruar Iniesta pas fitores së Barcelonës ndaj Sportingut.
Iniesta ko kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Ai kishte zgjuar interesimin e Interit dhe Juventusit, por si duket ka vendosur që t’i mbetet besnik ekipit katalunas.