Iniesta mund të largohet nga Barcelona

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:51 | Nga

Andres Iniesta nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Barcelona.

33 vjecari, i cili ka startuar vetëm në 13 ndeshje në La Liga në sezonin 2016/17, ka zbuluar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

“Kurrë nuk kam thënë se nuk do të rinovojë kontratën, por duhet të shikohen disa gjëra tjera, nuk ka të bëjë me çështjen ekonomike”, tha Iniesta, i cili të shtunën fitoi titullin e 30 me Barcelonën.

“Ka disa faktor që janë bërë së bashku, çështje personale, nuk ka qenë një sezon i lehtë. Duhet të marrë një vendim të ndershëm, një që është për të mirën e të gjithëve”, përfundoi Iniesta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme