Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-COVID.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro, shkruan Reporteri.net.
“Askush mbi ligjin!” ka shkruar ai.
Gjoba është shqiptuar për tubimin në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.
Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen grumbuj personash afër njëri-tjetrit dhe pa maska.
Më parë ishin dënuar edhe partitë tjera si LDK, AAK e Nisma e Vetëvendosje.