Inspektorati gjen parregullsi në disa biznese në Podujevë

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspeksionit ka shqiptuar vërejtje gjatë inspektimit të kafiterive, pastiqerive dhe të gjitha bizneseve, të cilat operojnë në Komunën e Podujevës, konkretisht në rrugët “Skënderbeu”, “Nuhi Gashi” dhe “20 Qershori”.

Gjatë kontrollave, Drejtoria e Inspeksionit ka njoftuar se janë evidentuar parregullsi të ndryshme në këto biznese. Drejtoria ka bërë me dije se në rast të mosrespektimit të vendimeve nga ana e tyre dhe ligjeve në fuqi do të shqiptohen gjoba kundërvajtëse.

“Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të tilla në vazhdimësi dhe ftohen qytetarët që për çdo parregullsi të adresojnë ankesat në Drejtorinë e Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

Të ngjashme