Inspektorët ndalojnë punimet e një objekti në Komoran

Drenas | 03 Pri 2017 | 16:23 | Nga

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Drenasit ka vazhduar edhe javën e kaluar në marrjen e masave ndëshkimore për pronarët dhe punëkryesit, të cilët zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore nën masën e komosacionit, që përfshinë zonën në të dy anët e “Autostradës M9”, përkatësisht në afërsi të “Autostradës M9” në Komoran.

“Me 30.03.2017, një subjekti afarist i janë ndaluar punimet në ndërtimin e objektit me sipërfaqe 2 000 m2, dhe i është vendosur shiriti për rreth objektit, në rast të vazhdimit punimeve do të merren masa në rrënimin e ndërtimit pa leje ndërtimore”, thuhet në njoftim.

Komuna e Drenasit fton qytetarët që të jenë bashkëpunues dhe të njoftojnë Drejtorinë e Inspeksionit për ndërtimet të cilat bëhen në zonën e masës së komosacionit dhe ndërtimit që bëhen në pronën (sipërfaqen) komunale.

Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Drenasit, në veçanti në zonat ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj.

Ftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje ndërtimi, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese sipas Ligjit për Ndërtim. Gjithashtu, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme