Rrjeti social Intagram, po iu ofron disa përdoruesve, që të fshehin pëlqimet në fotografitë e tyre.
Në muajin maj, kompania ka bërë të ditur se do të largojë pëlqimet, mirëpo është ende në fazën testuese, derisa tani e e ka zgjeruar testimin edhe në Irlandë, Itali, Japoni, Brazil, Australi dhe Zelandë të Re.
Testimi fillimisht është bërë në Kanada, ku shfrytëzuesit shprehnin mendimet e tyre nëse e kundërshtonin apo e pëlqenin këtë veprim. “Fokusi uhet të jetë te materialet që postohen, jo në pëlqimet që merren” është thënë lidhur me vendimin për largimin e këtij formati.
Ditëve në vijim, pritet që Instagram ta zgjerojë edhe në më shumë shtete, këtë opsion për të cilin bazohen shikuesit, derisa nuk e shikojnë fotografinë që është më e mirë.