Dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeç janë gjetur të vetëm në tavanin e një shtëpie në lagjen “Dheu i Bardhë” nga ana e autoriteteve policore. Ata dyshohet të jenë lënë vetëm nga prindërit e tyre H.K. dhe Rr.K.
Madje, banorët kanë bërë peticion për largimin e kësaj familjeje nga kjo lagje. Lirim Ahmeti, banor ka deklaruar se 20 familje e kanë nënshkruar peticionin, porse ai nuk është marrë parasysh, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, Qendra për Punë Sociale e ka neglizhuar këtë rast.
“Ne kemi bërë peticion 20 familje për me largu këtë familje, sepse nuk janë normal. Kjo gruaja po i kërcënon edhe fëmijët, kam shkuar në polici dhe kam lajmëruar rastin, dhe ata kanë proceduar rastin tek Qendra Sociale dhe ata nuk japin përgjigje. E kanë nxjerrë fëmijën e ngrirë para prej tavanit na kanë trishtu krejt, sepse kjo është torturë është krim. I ka marrë policia i kanë dërguar tre fëmijët në polici, sepse prindërit ku me dit ku i kanë pasur. I kanë quar në polici prapë i kanë kthyer. Unë i thirra policinë edhe u thash mos i lëshoni sepse këta njerëz nuk janë normalë. Dhe nuk ka asnjë përgjegjësie prapë i kanë kthyer. Rregullisht unë gjithmonë dërgoj ankesa, mirëpo nuk ka përgjegjësi asgjë”, ka thënë ai.
Ndërsa ankesa kanë pasur edhe fqinj të tjerë, të cilët preferuan të mbeten anonim.