Institucionet lidhin kontrata me procedura të negocimit me çmime më të larta se ato të tregut

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Kontratat e autoriteteve kontraktuese përmes procedurave të negocimit ka rezultuar të jenë me kosto më të lartë për shërbime apo mallra të pranuara, sesa kontratat e hapura apo mundësitë që ofron tregu.

Shkak për këtë, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, del të jetë mungesa e analizave, vlerësimeve të nevojave dhe njohja e tregut nga ana e autoriteteve kontraktuese, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin e perfomancës së ZKA-së “Procedura me negocim pa publikim të njoftimit për kontratë”, është konstatuar se 8 nga 17 kontratat e audituara, të lidhura me procedurën e negocimit, kanë rezultuar me kosto më të lartë sesa çmimet e tregut.

ZKA-ja nxjerr në pah mangësitë e autoriteteve kontraktuese gjatë përdorimit të kësaj procedure.

65 për qind e kontratave të audituara përmes procedurës së negociuar ishin lidhur në kushte minimale të konkurrencës, prej tyre afro 47 për qind me vetëm një operator ekonomik dhe 18 për qind e tyre me vetëm dy operatorë ekonomikë. Kjo mënyrë e prokurimit për mallra dhe shërbime nuk është transparente dhe nuk garanton se autoriteti kontraktues ka marrë vlerën për paranë që ka shpenzuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme