Institucionet nuk po japin maksimumin në ndihmën ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 17:49 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni Jahjaga ka mbajtur diskutim të hapur me temën “Luftimi i stigmës ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë”.

Sebahate Pacolli nga Qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës tha se si qendër janë duke punuar shumë në mënyrë që t’i ndihmojnë vajzave dhe grave të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale në Kosovë gjatë luftës. Ajo tha se kjo qendër punon ne rehabilitimin psikologjik, mjekësor, social për personat të cilat kanë përvoja traumatike gjatë luftës, raporton EkonomiaOnline.

“Ne kemi trajtuar të gjitha trumat e luftës por puna me grupin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës ka qenë më e ndijshme dhe specifike sepse ka qenë çështje e vështirë të flitet në audiencë“, tha Pacolli.

“Është dashur vite dhe dekada aktiviziëm i shoqërisë civile në ofrimin e fuqizimit të tyre që një çështje e tillë me dalë në agjendën e institucioneve të vendit dhe të flitet më hapur dhe të del në diskutim të hapur publik”, shtoi ajo.

Pacolli tha se që nga marsi 2014 kur u njoh grupi i të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta në kuadër të kategorisë së vlerave të luftës është dashur me vite të pritet për statusin e tyre. Ajo tha se ka qenë shumë e vështirë për të ndihmuar gratë të cilat aplikojnë për këtë status pasi që është shumë i ndjeshëm dhe kërkohen një mori dokumentesh.

Pacolli tha se ka ndryshime dhe përmirësime në lidhje me të trajtimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo tha se i problemi më i madh tek ne është mentaliteti në përgjithësi ku për shumicën ka qenë e papranueshme dhuna që është ushtruar pa dashje në to.

“Ka përmirësime nëse krahasojmë me para 15 vite, ndryshimet janë të mdhaja por edhe në kuptimin se neve çka po na pengon më shumë është mentaliteti dhe në këtë aspekt ka përparim para disa vjetëve nuk ka pas mentalitet të tillë”, shtoi Pacolli, raporton EO.

Bardh Bakija tha se janë mbi 20 mijë persona te të cilët gjatë luftës në Kosovë është përdorur edhe dhuna seksuale si mjet lufte, ku kanë lënë shumë viktima të kësaj kategorie.

Ai tha se të mbijetuarat kanë përjetuar dhunë psikike dhe fizike gjatë këtij akti.

Bakia tha se institucionet nuk po japin maksimumin në ndihmën për këtë kategori dhe tha se janë një numër i vogël i organizatave dhe aktivistëve që kanë luftuar kundër kësaj dukurie.

“Në mungesë së ndihmës institucionale, organizatat dhe aktivistët janë të vetmit të cilët kanë adresuar dhunën seksuale për këto dy dekada”, tha ai.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoorImage may contain: 4 people, people sitting and indoorImage may contain: one or more people, people sitting and indoor

Të ngjashme