Instituti amerikan parashikon 1 306 viktima deri në tetor në Shqipëri

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Deri në muajin Tetor, në Shqipëri parashikohen të humbin jetën 1,306 persona nga Covid-19, sipas Institutit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).

Ky institut ka bërë projeksion se si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.

Në Shqipëri, sipas IHME, numri më i lartë i viktimave në 24 orë do të jetë në Shtator.

Deri në 6,800 të infektuar dhe 46 viktima në një ditë parashikon modeli i Institutit me qendër në Univeristetin e Uashingtonit.

Modeli IHME, i quajtur edhe “modeli Chris Murray” pas drejtorit të IHME, është një model epidemiologjik për COVID-19. Ai është cilësuar si “modeli më i cituar për koronavirusin” nga The Colorado Sun, dhe “modeli i koronavirusit më me ndikim i Amerikës” nga Washington Post

Në matjen dhe vlerësimin e shëndetit për Shqipërinë, modeli del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon gjysmën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë.

Të ngjashme