Instituti i Patologjisë në QKUK do ta ketë laborator të ri, falë donacionit nga shoqata “Care for Kosova Kids”, mbështetur edhe nga Ambasada e Holandës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Vlera totale e këtij donacioni kap shifrën e 125 mijë euro, ku pos rinovimit janë shtuar edhe një pjesë e pajisjeve mjekësore dhe invertarit.
Rina Limani, drejtoreshë e Institutit të Patologjisë, tha se rinovimi është shtyrë për shkak të gjendjes me pandeminë dhe mungesën e fondeve.
“Është punë e cila bërë në faza të ndryshme, do të kemi mundësi diagnostifikimin në Institut të Patologjisë. Mandej erdhi pandemia, na u ndërruan planet dhe Care for Kosova Kids, e cila e ka mbështetur Kosovën që nga vitit 2012, kështu që kur u gjetëm në një situatë të palakmueshme na doli në krah dhe na mbështeti në aspektin e rinovimit”, tha ajo,
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se pos shërbimeve për pacientët me Covid-19, ato nuk i kanë ndërprerë për pacientët tjerë që kanë kërkuar shërbime në QKUK.
Ai shto se falë këtyre donacioneve, do të krijojnë kushte më të mira për pacientët dhe për stafin e kësaj klinike.
“Prezenca jonë sot këtu, tregon për një bashkëpunim të suksesshëm që SHSKUK-ja ka arritur ta ndërtojë me donatorët dhe partnerët tanë. Poashtu është dëshmi që përkundër ballafaqimit me sukses të pandemisë, nuk janë lënë anash as shërbimet për pacientët jo-Covid. Rinovimi i hapësirave të kësaj klinike me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar, ne kemi arritur të krijojmë kushte më të mira dhe të përmirësomë sigurinë në punë për stafin tonë”.
“Vlera e përgjithshme e këtij donacioni është 125 mijë euro, dhe krahas rinovimeve të kësaj klinike, janë siguruar edhe një pjesë e pajisjeve mjekësore dhe invertarit tjetër që poashtu do të ndikojë në cilësinë e shërbimeve të pacientëve”, tha Krasniqi.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se do të mundohen që t’i largojnë barrierat në mënyrë që të ketë donacione të tilla edhe në të ardhmen, raporton EO.
Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t’i largojë të gjitha barrierat që ekzistojnë në rastin e bashkëpunimeve nga donorët e ndryshëm. Shpresoj që të vijmë sa më shpejtë dhe sa më shpesh në përurime të tilla”, tha Berisha.