Instituti Riinvest reagon lidhur me sondazhin e publikuar mbrëmë

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Riinvest ka reaguar lidhur me sondazhin e publikuar më datë 19 janar, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurit.

Ky sondazh sipas reagimit është kryer nga Kolegji Riinves dhe jo nga Instituti Riinvest, thuhet në sqarim.

Në sqarim thuhet se disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime.

“Pas prezantimit të rezultateve të një sondazhi në radiotelevizionin Dukagjini, në emisionin Debat Plus, mbrëmë me datë 19 Janar 2021, Instituti Riinvest sqaron opinionin publik me sa vijon. Sondazhi në fjalë është kryer nga Kolegji Riinvest dhe jo nga Instituti Riinvest. Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime. Këto entitete janë të ndryshme dhe të pavarura; Instituti Riinvest është organizatë jo-qeveritare që nga themelimi i tij në vitin 1995”, thuhet në sqarim.

Sondazhi i publikuar mbrëmë ka nxjerrë Vetëvendosjen si fituese absolute të zgjedhjeve me mbi 60 ulëse në Kuvendit e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme