Sondazhi: Macron do ta shkatërrojë Le Penin në balotazh (Foto)

Prishtinë | 24 Pri 2017 | 14:41 | Nga

Kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron, do të mposhtë bindshëm kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në balotazhin e 7 majit në zgjedhjet presidenciale franceze, thonë ekspertët politikë.
Macron fitoi 23.8 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të u mbajtën këtë të diele, duke e lënë pas lideren e Frontit Nacional, Le Penm me 21.5 për qind te votave, transmeton Express.

Por, përkundër fitores shumë të ngushtë në rundin e parë, ekspertët besojnë se ekzistojnë disa skenarë që do ta nxjerrin fitues Macronin.

Ekspertja e politikave franceze, Rainbow Murray, nga Universiteti “Queen Mary” në Londër, ka thënë për the Independent se për t’ia prishur shanset e fitores Macronit duhet të ndodhë ndonjë skandal i përmasave të mëdha.

“Presidenca është e Macron. Le Pen është shumë përçarëse dhe nuk e ka shumicën e elektoratit që i duhet,” ka thënë Murray.

Një sondazh i kryer për Independent nga agjencia e statistikave “Statista”, tregon se Macron do t’i fitojë 63.1 për qind të votave në balotazh, ndërsa Le Pen vetëm 36.9 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme