Integrimi i komunitetit RAE në Malishevë, shembull për të gjithë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Malishevë, 17 janar – Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bashkim Krasniqi, ka qëndruar sot në Malishevë, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarja për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, e ka vlerësuar lartë integrimin dhe jetesën e komunitetit RAE në Komunën e Malishevës, duke e quajtur si një shembull për të gjithë.

“Në Malishevë jetojnë shtatë familje, të këtij komuniteti dhe të gjithë janë të integruar, si në sistemin e arsimit, punësimit, si dhe në ofrimin e të gjitha shërbimeve, të barabartë me të gjithë popullsinë e Malishevës, pa asnjë dallim”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Këtë gjendje të komunitetit RAE në Malishevë e ka vlerësuar lartë edhe zv/ministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi, i cili paraprakisht është takuar edhe me pjesëtarë të këtij komuniteti.–

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme