Integrimi i AI në KosovaJob, platforma e punësimit sjell një kapitull të ri për punësimin

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob më 23 maj (e enjte) në Swiss Diamond po e organizon ngjarjen në të cilën do të prezantojë produktin më të ri me të cilin synon ta revolucionarizojë mënyrën e punësimit në Kosovë.

Në këtë ditë do të lansohet produkti më i ri i KosovaJob, i cili do t’i ndihmojë punëdhënësit dhe punëkërkuesit të gjejnë njëri-tjetrin vetëm me një klikim brenda platformës #1 të punësimit në vend.

Përgjatë eventit përfaqësuesit e bizneseve/ kompanive do të kenë benefite dhe do t’u demonstrohet mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për të filtruar punonjësit e tyre potencialë. Ekipi i KosovaJob do të jetë aty për të treguar çdo hap që duhet ndjekur. Nga ora 09:00, përfaqësuesit e kompanive kosovare do të kenë mundësi të pinë kafenë e mëngjesit së bashku, si dhe më pas të informohen me gjithçka sa i përket produktit të ri.

Pasditja nga ora 12:00 është e rezervuar për të gjithë punëkërkuesit të cilët do të mund të krijojnë profilet e tyre brenda KosovaJob dhe të bëhen pjesë e së ardhmes së punësimit – mundësisë ideale për të arritur te vendi i tyre i punës pa shumë përpjekje!

Në KosovaJob janë krijuar rreth 20 mijë profile të punëkërkuesve të cilët vazhdojnë të jenë të përditësuar me shpalljet më të reja të punës për fushën së cilës i përkasin.

KosovaJob është platforma kryesore në vend në fushën e punësimit që u themelua në vitin 2012, vazhdon të sjell inovacion në këtë fushë duke shërbyer si platforma më e besueshme për punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Me një mesatare prej 500 mijë vizitorësh në muaj dhe platformë ku qindra kompani brenda muajit publikojnë shpallje, pune. KosovaJob ka nën ombrellë edhe platformën e dytë të punësimit OfertaPune, LypPunë dhe PunaIme, produktin Rroga dhe platformën edukuese AkademiPune.

KosovaJob deri tani ka organizuar edhe shumë ngjarje që kanë ndihmuar në lidhjen e punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme