Inter – Milan, kërkojnë një biletë për finalen e Championsit

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Inter dhe Milan sonte do të ballafaqohen në gjysmëfinalen e dytë të Champions League.

Skuadrat nga qyteti i Milanos, janë në kërkim të një bilete për finalen e madhe.

Një hap përpara është skuadra e Interit, që javën e kaluar fitoi me rezultat 2:0 në “San Siro”.

Mbetet të shihet në rast se klubi “zikaltër” do të arrijë ta mbajë epërsinë apo rivali i tyre lokal do ta përmbys rezultatin.

Ekipet e Simone Inzaghit dhe Stefano Piolit do të ballafaqohen nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”.

Të ngjashme