Interesi i Kosovës është të evitojë përshkallëzimin dhe të fokusohet në propozimin e statutit të Asociacionit

Prishtinë | 30 Sht 2023 | 14:11 | Nga Shenoll Muharremi

Nga ajo çfarë po shof dhe kuptoj (nuk dmth që e kuptoj mirë!), situata e sigurisë po përshkallëzohet dhe Serbia mund t’i ketë tri opcione që dëshiron t’i arrijë:

  1. Të mobilizoj ushtrinë rreth Kosovës dhe aktivizoj gjendjen e gadishmërisë që të rikuperoj dëmin e brendshëm nga skandali i sulmit terrorist me 24 shatator në Banjskë.. por të pajtohet më vonë të de-përshkallëzoj sitautën pa eskalar situata; (Probaliliteti i mundshëm, rrezik i mesëm).
  2. Të krijoj një gjendje sigurie kur inkurajon ‘rebelim të armatosur’ të formës së luftës guelire në veri, multi-fontale, për të larguar gradualisht policinë e Kosovës dhe marrë kontrollin fizik në veri; (Probaliliteti i mundshëm, rrezik i lartë).
  3. Hyrje të ushtrisë së Serbisë në veri dhe provokim të një luftë me NATO si pjesë e një politike Ruse për ndryshime geo-politike; (Probaliliteti jo shumë i mundshëm, rrezik i ulët).

Interesi i Kosovës është të evitoj përshkallëzimin e situatës dhe të fokusohet në propozimin e statutit të Asociacionit që Serbia mos të ketë asnjë letër diplomatik të përdorë kundër Kosovës (‘sikur 10 vjet i pritëm pas nënshkrimit dhe na mashtruan’). Asociacioni është variant më i mirë i mundshëm aktualisht për shkak se scenariot tjera, siç shifet nga lufta e shkurtër në Banjskë, janë një përshkallëzim i mundshëm i sigurisë dhe një luftë e mundshme guelire në veri në më shumë se një front.

Të ngjashme