Interi dhe Sassuolo kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Matteo Politanos në Milano.
Gazzetta dello Sport raporton se pas një takimi të zhvilluar mes përfaqësuesve të dy klubeve, është rënë dakord që 24-vjeçari të kalojë në “San Siro” në formë huazimi, me të drejtë blerje për rreth 25 milionë euro.
Gjithashtu të përfshirë në këtë operacion janë edhe lojtarët e rinj të Interit, mesfushori Gabriele Zappa dhe qendërmbrojtësi Davide Merola.
Politano zhvilloi një sezon mjaft të mirë te Sassuolo, ndërkohë që për të ka pasur interes nga shumë ekipe, jo vetëm në Serie A.