Interi dhe ylli i Romës kanë zhvilluar bisedime sekrete, pritet transferim i bujshëm në verë

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 09:36 | Nga

Disa burime citojnë se Interi është duke punuar për të transferuar mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas për 40 milionë euro

Reprezentuesi grek kërkohet nga Arsenali, Liverpooli dhe Chelsea, dhe performancat e tij me “Giallorossët” këtë sezon i kanë dhënë edhe më shumë reputacion atij, transmeton Sportali.net.

Sipas Mediaset Premium, Interi ka zhvilluar bisedime sekrete me Manolas dhe agjentin e tij tash e disa kohë.

Plani është të arrihet një marrëveshje për transferim gjatë verës për 40 milionë euro.

Interi është pronë e konsorciumit kinez “Suning Group”, që ka premtuar investime të mëdha në skuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme