Interi i ka vështirësuar punët vetës për të marrë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Skuadra zi kaltër është mposhtur në shtëpi nga Sassuolo dhe tani vështirë se do ta kap vendin e katërt.
Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve do t’i sjellë Interit vështirësi edhe në tregun e transferimeve.
Mbrojtësi i djathtë, Joao Cancelo që ka shkëlqyer me fanellën zi kaltër është bërë tejet i vështirë për tu blerë.
Për lojtarin interesim kanë shfaqur skuadrat e mëdha angleze dhe shuma e lartë që kërkon Valencia nuk e lejon Interin të shpenzojë.
Kësisoj mediat italiane kanë raportuar se tani zi kaltërtit janë rikthyer te pista e vjetër që quhet Bruno Peres.
Braziliani nuk ka qenë titullar te Roma dhe ka kërkuar largimin në verë nga kryeqyteti italian.
Besohet se me një ofertë rreth 13 milionë euro Roma do ta linte të lirë brazilianin të largohet nga Olimpico.