Interi e ka nisur vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e turpëruar 6:2 Crotonen për ta arritur fitoren e tetë radhazi në Serie A.
Crotone erdhi në San Siro dhe ia futi frikën Interit në pjesën e parë duke ia shënuar dy gola, por u shkel plotësisht nga zikaltrit në 45 minutat e dytë duke i pranuar katër gola të tjerë, raporton Gazeta Express.
Lautaro Martinez shkëlqeu me het-trik, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi shënuan nga një herë dhe Marrone shënoi në portën e vet, ndërkohë që vizitorëve s’i mjaftuan aspak golat e Nicollo Zanellatos dhe Vladimir Golemic.