Interi vazhdon dominimin në futbollin italian. Pas titullit kampion në Serie A, “Nerazzurrët” fituan edhe Kupën e Italisë, duke mposhtur Lazion me rezultat 0-2 në finalen e zhvilluar në “Olimpico” të Romës.
Skuadra zikaltër e zhbllokoi takimin falë një autogoli të Adam Marusic, derisa vulën triumfit ia vendosi kapiteni Lautaro Martinez me golin e dytë të mbrëmjes.
Interi tregoi edhe një herë eksperiencën dhe forcën e skuadrës së Simone Inzaghit, duke kontrolluar finalen dhe mos i lënë shumë hapësira Lazios, që kërkonte trofeun dhe një vend në Evropë.
Për klubin nga Milano kjo është Kupa e 10-të e Italisë në histori, ndërsa sezoni tashmë konsiderohet fantastik pas dy trofeve të mëdhenj të fituar./Klankosova.tv