“Nerazzurri” synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere sulmuesin kroat, i cili luan në Al Duhail, ku kishte kaluar nga Juventusi
Interi duket se e ka gjetur sulmuesin që po e kërkon qe një kohë.
“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin sulmuesit kroat, Mario Mandzukic, shkruan portali italian “Calciomercato”.
34 vjeçari e kaloi këtë sezon në fanellën e ekipit Al Duhail, ku ishte transferuar nga Juventusi
Por, përfaqësuesi kroat tash është lojtar i lirë dhe mund të përfundojë tek Zikaltrit.
Gjithashtu, Interi i pëlqen edhe Olivier Giroudin e Chelseat dhe Edin Dzekon e Romës.
Antonio Conte po i shikon këto alternativa në rast të largimit të Lautaro Martinezit, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës.