Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, ka qenë i përfolur për një transferim në Inter, mirëpo drejtori ekzekutiv i zikaltërve, Giuseppe Marotta, insiston se mes dy klubeve nuk ka pasur kontakt.
Kontrata e Eriksenit me Tottenhamin do të skadojë në fund të këtij sezoni, mirëpo raportohet se Interi është i gatshëm t’i ndajë 20 milionë euro për ta transferuar danezin këtë muaj.
Arturo Vidali i Barcelonës gjithashtu thuhet se po kërkohet nga Interi dhe drejtori ekzekutiv Marotta e ka konfirmuar se ata janë duan ta përforcojnë skuadrën me një mesfushor dhe me një sulmues anësor gjatë këtij afati kalimtar.
Megjithatë, Marotta i mohoi spekulimet se Interi është në negociata me Tottenhamin për transferimin e Eriksenit.
“Interi shpeshherë spekulohet për lojtarë të cilësisë së madhe dhe kjo është lëvdatë për ne, por ne s’kemi kontaktuar me Tottenhamin”, tha Marotta për Sky Sport Italian.
“Erikseni është një lojtar i talentuar, nuk kam nevojë t’ua them juve këtë gjë. Ai do të jetë i lirë nga klubi i tij në qershor. Mendoj se shumë klube janë të interesuara për të, por unë s’mund të them se jemi në negociata me klubin apo agjentin e tij”.