Interi i ka ndërprerë bisedimet për kontratë me Mauro Icardin, për shkak se është duke pritur që ndonjë klub ta paguajë klauzolën e tij prej 110 milionë euro, sipas Mediaset Premium.
Çështjet e Financiar Fair Play të UEFA-s mbeten një problem për zikaltrit, të cilët duhet të mbledhin të hyra në vlerë 50 milionë euro deri më 30 qershor, ndryshe rrezikojnë të përballen me sanksione, transmeton Gazeta Express.
Mënyra më e shpejtë për t’i siguruar të hyrat është ta shesin Icardin, i cili ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro të vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë nga 1 deri më 15 korrik.
Mediat italiane vazhdojnë të raportojnë për një shkëmbim të mundshëm të Icardit me Gonzalo Higuanin, plus 50 milionë euro shtesë për Interin.
Interi tashmë e ka siguruar zëvendësuesin e Icardit, pasi e ka blerë sensacionin argjentinas Lautaro Martinez nga Racing Club për 25 milionë euro.
Bashkëshortja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara, tha gjatë kësaj jave se Icardi ose do të nënshkruajë kontratë me Interin, ose do ta braktisë klubin. /Gazeta Express/