Klubi i madh italian, Interi po shqyrton një tjetër sulm në Ligën Premier në afatin e kalimit të janarit dhe shënjestra e tyre është Christian Eriksen.
Interi tashmë ka qenë aktiv që nga emërimi i Antono Contes si trajner, duke nënshkruar me Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku nga Manchester United.
Por, sipas mediumit britanik Daily Express, Conte dëshiron që ekipi i tij të nënshkruaj edhe me mesfushorin e Tottenhamit, Eriksen.
Eriksen ka mbetur me më pak se një vit në kontratën e tij te Spurs dhe mund të flasë me klube jashtë vendit nga muaji janar.
Interi mund të provojë një transferim me çmim të ulët ose një huazim për të ndihmuar Spurs, por është e mundur që ata do të duhet të presin deri në verë për ta bërë Eriksenin lojtarin e tyre.
Klubet e tjera të interesuara për ylli danez është Unitedi, por dëshira e tij është që të shkojë te Real Madridi ose Barcelona./Telegrafi