Mbrojtësi nga Kosova, Andi Hoti, ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin italian.
Hoti do të bashkohet së pari me akademinë e Interit, pasi që ende është 16 vjeçar, por kjo nuk e përjashton mundësinë që ai të luajë për ekipin e parë, shkruan Periskopi.
Ylli kosovar ka luajtur për Cyrihun, ku ka treguar aftësitë e tij.
16 vjeçari ka lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me moshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshave U17 të Kosovës.