Ekonomia Online
FUNDIT

Investimet gjermane dhe austriake në Parqet nacionale, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik

Investimet gjermane dhe austriake në Parqet nacionale, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup investitorësh gjerman, të kryesuar nga profesorët Wolfganf Fricke – Eichenberger dhe Hans Dieter Knapp, për të diskutuar për mundësitë e investimit në Parqet nacionale natyrore të Kosovës. Kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të promovuar investime të tilla direkte nga Qeveria Gjermane […]

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një grup investitorësh gjerman, të kryesuar nga profesorët Wolfganf Fricke – Eichenberger dhe Hans Dieter Knapp, për të diskutuar për mundësitë e investimit në Parqet nacionale natyrore të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, shprehu përkushtimin e Qeverisë që ai drejton për të promovuar investime të tilla direkte nga Qeveria Gjermane dhe ajo Austriake, duke e ruajtur natyrën dhe në të njëjtën kohë duke promovuar zhvillimin ekonomik.

“Nismat e tilla janë tejet të nevojshme për vendin. Më shumë sesa vendime të sotme të një qeverie, projektet që promovojnë turizmin, biodiversitetin e natyrës dhe zhvillimin ekonomik, janë projekte që bëjnë bashkë dy popuj dhe me këtë rast jam tejet i lumtur për një bashkëpunim me popullin gjerman dhe austriak”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, profesori Wolfganf Fricke – Eichenberger, si një nga themeluesit e konceptit të rezervateve biosferike, pjesë e UNESCO-së, tha se është i kënaqur me gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për një bashkëpunim të kësaj natyre.

Zhvillimi ekonomik duke e ruajtur natyrën dhe florën bimore dhe shtazore, është fokus kryesor i kësaj nisme, e cila do të mbështetet nga Qeveria gjermane dhe ajo austriake dhe për të cilën Kryeministri Haradinaj tregoi gatishmërinë e plotë të vendit, që të jetë pjesë e investimeve të tilla të huaja.

Të ngjashme