Investimet në shtratin e lumit eliminojnë përmbytjet

Shtime | 18 Mar 2017 | 09:55 | Nga

Brenda 3 vjetësh Shtimja ka përfituar rreth gjysmë milioni euro nga donatorë të ndryshëm për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shtimjanja nga fshati Caralevë deri në Shtimes dhe nga pjesa tjetër e fshatit Mollopolc- Petrov deri në fshatin Vojnoc, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kjo qytezë në kuadër të projekteve të ambientit ka ndërtuar edhe një kolektor për trajtimin e ujërave të zeza përgjatë shtratit të këtij lumi.

Një donacion të tillë për pastrimin dhe zgjerimin e fyteve të ngushta të lumit Shtimjanja në vlerë prej 200 mijë eurosh kjo komunë e ka përfituar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në fund të vitit të kaluar, i cili tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme