Punëtorët në Kosovë nuk respektohen, ata trajtohen në mënyrën më të ulët të mundshme.
Kështu tha inxhinieri shqiptar që punon dhe vepron në Gjermani, Bardhyl Halitjaha, raporton Ekonomia Online.
Ai gjatë prezantimit të tij në konferencën e parë të ndërtimit “Conrecon”, ngriti nje paralele të trajtimit të punëtorëve në Gjermani dhe në Kosovë, duke përmendur edhe rastin që ka ndodhur dje kur një 22-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një ndërtesë në lagjen “Mati 1”.
“Mendoj se fuqia punëtore në Kosovë nuk respektohet. Fuqia punëtore trajtohet në mënyrën më të ulët të mundshme vetëm e vetëm për të përfitu qëllimin e ndërtimit të një objekti”.
Halitjaha bëri thirrje që fuqitë punëtore të respektohen e të motivohen.