Irani mohon sërish akuzat për sulmet në Arabinë Saudite

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Irani e ka kundërshtuar një deklaratë të përbashkët të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët e fajësuan republikën islamike për sulmet në stacionet e naftës në Arabinë Saudite.

Ministri i jashtëm Iranian, Javad Zarif, i akuzoi këto shtete se po i miratojnë pa menduar fare akuzat absurde të Shteteve të Bashkuara.

Liderët evropianë thanë se nuk ekziston ndonjë sqarim tjetër i besueshëm për këto sulme, të cilat e përgjysmuan prodhimin e naftës në Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, ata shtuan se mbesin të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015 lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Përgjegjësinë për sulmet në Arabinë Saudite i kanë marrë rebelët e grupit “Houthi”, të cilët besohet se kanë lidhje me Iranin, ndërsa ky shtet e ka mohuar përfshirjen në to.

Tetëmbëdhjetë dronë dhe shtatë raketa u përdorën për t’i sulmuar një fushë nafte dhe një qendër për përpunimin e karburanteve.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë fajësuar Iranin për këto sulme, ndërsa presidenti amerikan ka marrë vendim që të dërgojë trupa shtesë në Gjirin Persik për ta forcuar sigurinë në këtë rajon, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme