Irani në dilemë për pjesëmarrje në bisedimet e reja me ShBA-në

Prishtinë | 22 Pri 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Irani nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë iranian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, deklaroi se vendimi për pjesëmarrje në negociatat e planifikuara për më vonë këtë javë ende nuk është marrë, raporton SkyNews.

“Nuk kemi vendosur nëse do të marrim pjesë në raundin e ri të bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara”, tha ai në një prononcim të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Baqaei sugjeroi që Irani nuk ishte ende gati të “ndërmerrte veprime” diplomatike, duke thënë: “Diplomacia është një mjet për të siguruar interesat dhe sigurinë kombëtare, dhe sa herë që arrijmë në përfundimin se ekzistojnë kushtet e nevojshme dhe të arsyeshme për të përdorur këtë mjet… ne do të ndërmarrim veprime”.

Të ngjashme