Irani thërret ambasadorin e Gjermanisë, pas akuzave se Teherani komplotoi sulm kundër një sinagoge

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadorin gjerman në Teheran të mërkurën, për të protestuar kundër një vendimi i cili e përfshiu Republikën Islamike në një komplot për ta sulmuar një sinagogë në Gjermani vitin e kaluar, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Ministria e thirri ambasadorin Hans-Udo Muzel për t’ia përcjellë protestën e Iranit ndaj vendimit të gjykatës shtetërore në Dyseldorf, e cila e dënoi një burrë gjermano-iranian me dy vjet e nëntë muaj burgim për tentim zjarrvënie.

Gjykata gjeti se 36-vjeçari e hodhi një mjet zjarrvënës në një shkollë në qytetin perëndimor, Bohum, në nëntor 2022, për shkak se sinagoga kishte qenë tepër e siguruar.

I pandehuri e mohoi se kishte synime për ta sulmuar sinagogën.

Të ngjashme