Isa Mustafa voton me ID të Universitetit të Prishtinës

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 10:43 | Nga

I pari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka votuar në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, ka votuar me një dokument që nuk përmendet në listën e pranuar të dokumenteve të identifikimit për votim.

Mustafa ka ofruar si mjet identifikimi kartelën identifikuese të Universitetit të Prishtinës.

Dokumentet që mund të përdoren për identifikim gjatë votimit janë letërnjoftimi i vlefshëm nga Republika e Kosovës, pasaporta e vlefshme nga Republika e Kosovës, kartelë e personave të zhvendosur ose refugjatë e vlefshme nga Republika e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme