Sipas Kimberly, 37-vjeçarja ushtron magjinë e zezë e gjithashtu ka përgjuar celularin e saj për të zbuluar çdo gjë rreth jetës së saj private por edhe për t’i kontrolluar financat.
Kimberly Thompson ish-bateristja e stafit të Beyonce, është tërhequr nga detyra e saj. Thompson ka drejtuar një akuzë ndaj këngëtares së famshme.
Ajo ka kërkuar një mandat mbrojtjeje nga këngëtarja e famshme pasi pretendon se kjo e fundit i ka bërë magji, madje ka vrarë edhe kotelen e saj.
Thompson ka qenë pjesë e orkestrës së Beyonce për 7 vite dhe në një intervistë të dhënë për “The Blast” ajo bëri disa deklarata vërtet të çuditshme.
Sipas Kimberly, 37-vjeçarja ushtron magjinë e zezë e gjithashtu ka përgjuar celularin e saj për të zbuluar çdo gjë rreth jetës së saj private por edhe për t’i kontrolluar financat.