Ish-diplomatët: Rusia vazhdon të ndërhyjë në zgjedhjet në Evropë

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 19:39 | Nga

Ish-diplomatët amerikanë dhe evropianë si dhe ekspertë të tjerë politikë, kanë paralajmëruar se po vazhdon ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet në Evropë.

Ata thanë se Uashingtoni dhe Brukseli duhet të bashkëpunojnë më shumë rreth kësaj çështje.

Duke folur para Komitetit të Senatit për Intelegjencë në SHBA, ish ambasadori malazez i NATO-s, Vesko Garceviq, ka përmendur një rast me të cilin është përballur vendi i tij në vitin 2016.

Garceviq ka thënë se Rusia ka financuar parti pro ruse në Serbi, duke tentuar të shkatërrojë procesin e antarësimit të Malit të Zi në NATO.

Nicholas Burns, ish zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, ka thënë se Rusia nuk e ka shënjestuar vetëm Malin e Zi, por edhe zgjedhjet e fundit si dhe ato që pritet të mbahen në Holandë, Francë dhe Gjermani.

Janis Sarts, i cili udhëheq në Riga një kompani të financuar nga NATO, ka thënë se zgjedhjet e fundit presidenciale në Francë kanë treguar një mënyrë të mirë se si duhet përgjigjur ndaj përpjekjeve të Rusisë për shpërndarje të dezinformatave.

Komiteti i Senatit është vetëm një nga panelet të cilat janë duke hetuar mbi dyshimet rreth ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Të ngjashme