Ish-e fejuara e lut Lavezzin t’ia lërë apartamentin, live në TV

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Raporti mes Yanina Screpante e Ezequiel Lavezzi tashmë është mbyllur. Mes të dyve ka ende disa probleme ligjore për të zgjidhur. Modelja i ka kërkuar në fakt një dëmshpërblim Pocho, me motivin se ka hequr dorë nga karriera e saj për të. Por përvec kërkesës për dëmshpërblim, Yanina ka lëshuar një apel direkt për ish-sulmuesin e Napoli.

Në një program televiziv, bukuroshja Screpante i ka drejtuar një lutje Pocho-s. Bëhet fjalë për një apartament luksoz që modelja kërkon ta ketë: “Është një apartament që është teknikisht i Ezequiel, por ka mbetur i papërdorur për 8 vjet. Në realitet, i është dhënë hua një mikes sime kur u divorcua: i thamë të transferohej sepse nuk kishte ku të shkonte. Unë e Pocho nuk e kemi përdorur kurrë, sa herë vinim në Argjentinë qendronim në Highland. Hë, Pocho. Është i imi! Është një ngushëllim i vogël, që nuk ka vlerë për të”.

Të ngjashme