Ish-futbollisti i Arsenalit pensionohet në moshën 32 vjeçare, shkak lëndimet e shumëta

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i Arsenalit, Abou Diaby, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv.

Francezi pjesën më të madhe të karrierës e kalojë te Arsenali  dhe shihej si një Patrick Viera i së ardhmes.

Por, lëndimet e shumëta që e mbanin Diabyn më shumë jashtë fushës së futbollit sesa brenda, e kanë detyruar futbollistin që të pensionohet në moshën 32 vjeçare.

Në total, Diaby kaloi tetë vjet e gjysmë me Arsenalin, duke luajtur 124 ndeshje në Premier Ligë, edhe pse ai arriti të regjistrojë vetëm 16 paraqitje në katër sezonet e tij të fundit me skuadrën londineze.

Diaby gjithashtu ishte pjesë edhe e skuadrave si Auxerre dhe Marseille.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme