Ish-kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Ismet Hajrullahu, është shtrirë në spital, për shkak se ka pasur një ndërhyrje kirurgjike.
Lajmin për ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjendjen e mirë të Hajrullahut e ka bërë të ditur miku i tij Xhemail Aliu nëpërmjet një postimi në Facebook, njofton Ulpianapress.
“Pas një intervenimi të sukseshëm kirurgjik, në spitalin Amerikan, vizitova mikut tim Ismet Hajrullahun. Sherim sa më të shpejt dhe kthim në ambientin familjar e shoqeror”.