Ish konkurrentja e “Për’puthen” i hedh Olsi Bylykut reçipetat në skenë, ja reagimi i tij

Prishtinë | 25 Pri 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Olsi Bylyku ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme me projektin e tij të fundit muzikor.

“Do ditë” titullohet kënga që Olsi solli bashkë me partneren e tij Eglin.

Ky projekt rezultoi tejet i suksesshëm dhe tashmë kur kanë kaluar vetëm një muaj kënga numëron plotë tetë milionë klikime.

Ai tashmë ka filluar të kërkohet edhe në koncerte.

Gjatë mbrëmjes së kaluar ai ka performuar në një klub nate ku edhe ka ndodhur një gjë interesante.

Gjatë performancës së tij ish konkurrentja e “Për’puthen” Ina Kollçaku i ka hedhur reçipetat në skenë.

“Kush i ka hedhur këto, mos i ka hedhur ndonjë çun, ore mos më keni ngatërruar me Malumën, nejse po i lë aty hajde merreni nga ora 4”- shprehet Olsi Bylylku me humor./lajmi.net

VIDEO

Të ngjashme