Ish-kryeministri Romano Prodi bie pre e hajnave

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 23:16 | Nga

Shtëpia e ish-kryeministrit të Italisë Romano Prodi ka rënë pre e grabitjes. Vjedhja e shtëpisë të ish-kryetarit të qeverisë italiane ka ndodhur në momentin që në banesë nuk kishte njeri. Hajdutët kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë plot 30 milionë euro, kryesisht bizhuteri.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur vjedhjen dhe kush janë autorët që qëndrojnë pas ngjarjes. Për momentin po hetohet pista e grabitjes dhe jo ndonjë tjetër. Ish-kryeministri Romano Prodi ka thënë në lidhje me grabitjen se nuk është problemi te shuma e grabitur, por se grabitësit “kanë vjedhur kujtimet e tij dhe të bashkëshortes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme