Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me 5 vjet burgim

Dhaka | 08 Shk 2018 | 14:13 | Nga

Një gjykatë në Dhaka ka dënuar ish-kryeministren dhe kreun e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP), Khaleda Zia, me pesë vjet heqje lirie me akuza për korrupsion.

Pas vendimit, gazeta lokale The Daily Star tha se Zia u dërgua në burgun qendror në Dhaka.

Rasti kundër Zia-s përfshin përvetësimin e 252.000 dollarëve fonde të huaja të destinuara për një nismë bamirësie të krijuar nga ish-kryeministri në vitin 1991.

Aktgjykimi do të shkaktonte mos pjesëmarrjen e Zia-s në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në dhjetor.

Ruhul Kabir Rizvi Ahmed, zëdhënësi i BNP-së, u bëri thirrje mbështetësve të demonstrojnë paqësisht kundër vendimit.

Zia dhe BNP i kanë përshkruar akuzat si të motivuara politikisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme