Ish-ministri britanik: BE-ja mund ta zgjidhë nesër çështjen Kosovë-Serbi

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, thotë se BE-ja mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi për një periudhë të shkurtër nëse pesë shtetet e BE-së do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

MacShane ka thënë se Putini vendosë se çka bën Vuçiq.

“POLITICO është gabim të mendosh se BE-ja ka ndikim mbi çështjen Kosovë-Serbi. Putin vendos se çfarë do të bëjë Vuçiq. BE-ja mund ta zgjidhë nesër nëse Spanja, Greqia, Sllovakia etj do ta njohin Kosovën. Kjo do të ishte ndryshimi i lojës. Nëse jo nga këtu në përjetësi”, ka shkruar ai.

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, thotë se BE-ja mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi për një periudhë të shkurtër nëse pesë shtetet e BE-së do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme