Ish-ministri: Zgjedhje në komunat me shumicë serbe, por mund të mos mbahen

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Në komunat me shumicë serbe, ku dhanë dorëheqje kryetarët nga Lista Serbe, do të ketë zgjedhje.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, tha në Frontal të T7 se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe mund të bojkotohen.

“Ekziston rreziku që atje zgjedhjet të shpallen, por të bojkotohen”, tha ai.

Sipas tij, duhet pritur dhe të krijohet një momentum i duhur që zgjedhjet atje të mbahen.

“Duhet të krijohet siguri që zgjedhjet atje do të mbahen”, theksoi Sadriu.

Të ngjashme