Ish-portieri i Turqisë: Na ndihmoni për hir të zotit

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-portieri i Turqisë Volkan Demiral, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin e tij.

Ai me lot në sy u lut për t’ju dal në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Ju lutem na ndihmoni për hir të Allahut. Na dërgoni ambulancë, kushtet janë shumë të këqija. Nuk po mundemi të i arrijmë njerëzit. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni autoambulancë”, tha Demirel.

Si pasojë e tërmetit deri më tani në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 1 mijë e 400 persona.

Të ngjashme